I ashpër ka qenë qëndrimi i sekretarit të Partisë së Lirisë Tedi Blushi në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjet për Reformën Territoriale.

Blushi ka bërë përgjegjës, mazhorancës se ka shkatërruar të standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe se ka “vrarë votën e lirë”.

“Dëgjojmë konstatime apo sugjerime se si duhet të zhvillohen zgjedhjet, kur jeni ju autorët e shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve. Përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje, përdorimin e parave të pista të korrupsionit, nuk besoj se do të gjeni elementë të opozitës. Jeni ju autorët që keni shkatërruar standardët e zgjedhjeve , duke nisur nga çunat problematikë e tërmeti në ditën e zgjedhjeve…Problematikat janë adresuar qartë dhe duhet të jenë kryefjala e punës së këtij komisioni. Për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, unë ju ftoj të mos shihni më larg se sa Prishtina. Sot unë shpresoja të dëgjoja nga përfaqësues të mazhorancës se Rama nuk do jetë më kryeministër dhe se keni vullnetit të pranoni propozimin e opozitës për qeveri teknike…Keni përfaqësues të kallëzuar në SPAK dhe ju lutem na kurseni moralin se si duhet të bëhen zgjedhjet. Votën e lirë ju e vratë në 11 maj pa hyrë në kutitë e votimit. Besoj se propozimi i opozitës do të jetë më  i drejtë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: