Turqia liron papritur dy oficerët grekë Dhimitris Kuklaxhis dhe Angjelos Mitretodhis.
Gjykata e Turqisë ka vendosur se afati kohor i dënimit për shkeljen e pikës kufitare ka kaluar në periudhën e paraburgosjes dhe se nuk vërtetohen akuzat për spiunazh.
Dy ushtarakët janë liruar pa masa ndalimi të daljes nga vendi, një procedurë formale pasi gjykata në vendim parashikon se dënimi i mundshëm do jetë në çdo rast më pak se paraburgimi.
Odisea e dy ushtarakëve grekë që nisi krejt papritur gjatë patrullimit rutinë 167 ditë më parë në kufirin greko-turk mori fund agimin e 15 gushtit, festës së madhe Ortodokse të fjetjes së Shën Mërisë, me arritjen në orën 03.00 të aeroskafit kryeministror në aeroportin e Selanikut, ku oficerët u shoqëruan nga zv/ministri i Jashtëm Jorgos Katrugalos dhe nr. 2 i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Greqisë, Konstandinos Floros dhe u pritën nga vetë ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos.
Mbarë skena politike greke ka përshëndetur e mirëpritur vendimin e gjykatës turke, presidenti Pavlopulos ka informuar dhe uruar prindërit e oficerëve, kryeministri Cipras e ka konsideruar drejtësi, në akt që kontribuon në fuqizimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.
Ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar menjëherë inaugurimin e konsullatës në pallatin historik në Izmir, në muajin shtator, që ishte bllokuar nga arrestimi i ushtarakëve, ndërsa ministri i Jashtëm Nikos Kotzias në mesazh në Twitter deklaroi diplomacinë edhe njeherë triumfuese.
Dy oficerët u përballën me akuza madhore që ngrinë marrëdhëniet Greqi-Turqi, duke përfshirë dhe aleatët në skenën diplomatike ndërkombëtare në vijim. Sipas analistëve, askush akoma nuk vlerëson dot me saktësi nëse vendimi i Erdogan ka lidhje me krizën në marrëdhëniet me SHBA dhe se kështu vendos cilat tema do të mbyllen dhe se kërkon rinormalizim të situatës diplomatike me Europën synon diku tjetër. Në Turqi mbahen akoma rreth 15 shtetas gjermanë dhe 15 shtetas amerikanë përvec pastorit Branson i cili ndodhet në izolim në shtëpi.