Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin në rrugë për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar respektimin e rregullave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit shkurt, janë realizuar masa të forta ku 11 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 11 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të rënda.

Informacion paraprak:

Policia Rrugore e Gjirokastër ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit shkurt, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Gjirokastër apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb