TIRANË-70 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Anglia dhe Franca pasi kanë shkelur rregullat e Shengen. Operacioni është bërë nga Ministria e Brendshme e Anglisë dhe Francës. 70 personat e kthyer në Shqipëri kishin qëndruar në Angli dhe Francë në mënyrë ilegale.
Riatdhesimi u bë me dy avionë në bordin e të cilëve kishte edhe mjekë e psikologë. Sipas informacione se 15 shqiptarë janë kthyer nga Franca ndërsa 55 nga Anglia. Personat e kthyer kanë marrë penalizim për të mos udhëtuar për 5 vjet në zonën Shengen.
(a.n/BalkanWeb)