“Presidenti Begaj përfshihu diplomacinë në fushatë!”. Kështu deklaroi kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në një dalje për mediat, Bardhi renditi disa nga shkeljet, që sipas tij bëri Begaj, duke dekretuar ‘Diellën’ dhe për miratinin e Komisioneve Hetimore.

“Presidenti Begaj ka ushtruar para kohe kompetencën e tij, ka ndërhyrë në pavarësinë në gjykatën Kushtetuese. Ka tejkaluar kompetencat që u ushton vetëm kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka bërë një tjetër shkelje, për komisionet hetimore. Injoroi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës. Injoroi ligjin, edhe pse u njoftua nga opozita për krizën e thellë në Kuvend, ku dekretoi ligjin antikushtetues. Nuk përmbushi rolin e tij. Shkelja numër 4, është dekretimi i ‘Diellës’. Ka kryer shkelje të rëndë se ka cënuar ligjin, duke krijuar një strukturë të re ministrore, përtej asaj që e lejon kushtetuta. Shkeli disa dispozita që lidhen me kompetencat për ushtrimin e detyrës. Shkelja nr, 5; refuzoi për të ndalur përfshihen e trupit diplomatik, në fushatën elektorale në 2025. Lejoi me vetëdije shkrirjen e shtetit, me partinë në pushtet. Ai cënoi barazinë e palëve në zgjedhje. Shkelja nr. 6; ndërhyri në procesin zgjedhor, përmes nenit 1/4/6. Lejoi angazhimin e kabinetit të tij në faza të hershme në zgjedhje.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: