Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë menjëherë pas një denoncimi nga qytetarët, të cilët raportuan një mjet lundrues tip Jet Ski që ishte afruar rrezikshëm pranë bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik pushuesit.

Sipas policisë, drejtuesi i Jet Ski-t, shtetasi E. U., është ndëshkuar me një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.

Autoritetet theksojnë se mjeti u bllokua në pikën e dedikuar për sekuestrimin e mjeteve lundruese dhe paralajmërojnë se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë.

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë detare, duke theksuar se shkeljet që rrezikojnë jetën e pushuesve do të ndëshkohen ashpër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb