Policia ka zbatuar sot vendimin e marrë nga GJKKO për rikthimin në burg të ish-kryetarit të bashkisë Lushnje Fatos Tushe.

GJKKO vendsoi që Tushe të rikthehet në burg për vuajtjen e dënimit prej 1 viti, në lidhje me veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Njoftimi: 

Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb