Vetëm katër ndeshje të luajtura së fundmi në NBA, por me surpriza. Vëmendja kryesore ishte te përballja Los Angeles Lakers-Milwaukee Bucks, ku pritej të duelonin dy kapitenët e All Star Game, Lebron James dhe Giannis Antetokounmpo, por i pari mungoi dhe skuadra e tij humbi, e treta radhazi për Lakers, që u mundën në fushën e tyre 115-106.
Antetokounmpo me 38 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Bucks, ndërsa për vendasit u përpoqën Schroder 25 pikë e Davis 23 pikë, por që nuk ia dolën. Fitorja e nëntë radhazi për Bucks që i afrohen Boston në krye të Konferencës së Lindjes.
Në ndeshjet e tjera, ekipi i Brooklyn Nets mposhti 116-105 Chicago Bulls, ndeshje ku shkëlqeu Dinwiddie, i ardhur vetëm pak ditë më parë, autor i 25 pikëve. Për Bulls, LaVine realizoi 38 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Perëndim, ekipi i Denver u mund 115-104 nga Orlando Magic, ndeshje ku për vendasit 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Për Nuggets u dalluan Gordon me 37 pikë e Jokic me 29, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe Atlanta Haëks që mposhti 116-107 Phoenix Suns, sfidë ku u dallua Young, me 36 pikë.
(BalkanWeb)
