Jo vetëm Kylian Mbappe, një dëshirë e vjetër dhe më e madhja e presidentit Peres, Real Madrid vihet në ndjekje të një prej zbulimeve të këtij Botërori, Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi i Kroacisë, duhet të ishte një zëvendësues i Vida-s në Katar, por zhvilloi një turne si titullar absolut.

Josko Gvardiol On The Ground During A Croatia Match At The World Cup
Josko Gvardiol On The Ground During A Croatia Match At The World Cup

Vlera e tij e kartonit tashmë ka “fluturuar”, ndërsa klubi i Leipzig kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 20-vjeçarit, kjo dhe për faktin se në garë për Gvardiol nuk është vetëm Real Madrid, por prej kohësh mbrojtësi ndiqet edhe nga Chelsea.

Gettyimages 1446222425 Scaled E1669993476206
Gettyimages 1446222425 Scaled E1669993476206

Në fakt, sipas mediave italiane, blutë ka gjetur akordin në parim me klubin e Leipzig, por dëshirojnë ta mbyllin sa më shpejtë këtë tratative, për të shmangur më pas klauzolën e tij të largimit e cila parashikohet që në fund të këtij sezoni të shkoj në 110 milionë euro.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb