Big Brother VIP Kosova 4 do të realizojë një shkëmbim banorësh me reality show-n italian Grande Fratello.
Lajmi u dha nga moderatori Alaudin Hamiti në Prime-n e tretë, ku u bë e ditur se të premten një konkurrent do të transferohet për një javë në versionin italian të programit.
Banorja e përzgjedhur është Dolce, e cila u vlerësua nga publiku dhe opinionistët si zgjedhja më e duhur për këtë eksperiencë.
Se si do të paraqitet gjatë qëndrimit të saj në Itali, pritet të zbulohet në ditët në vijim.
