Gratë ukrainase lirohen në shkëmbimin e fundit të të burgosurve
Ukraina raporton se 108 gra janë liruar në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Rusinë.
“Ishte shkëmbimi i parë tërësisht i femrave”, thotë Andriy Ermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai thotë se personeli ushtarak dhe civilët ishin në mesin e të liruarve.
Një udhëheqës i emëruar nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk më herët tha gjithashtu se shkëmbimi i të burgosurve ishte duke u zhvilluar.
