Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përmes një komunikimi me video ka zbuluar se një shkëmbim të burgosurish ka ndodhur ditën e sotme mes palës së tij dhe asaj ruse.

Ai njoftoi se 106 persona janë kthyer në Ukrainë, duke përfshirë tetë oficerë ushtarakë dhe 98 ushtarë dhe rreshterë, ndërsa nuk dha detaje mbi rusët e kthyer pas.

Sakaq, ai u kujtoi trupave të tij rëndësinë e marrjes peng të ushtarëve rusë, duke thënë se sa më shumë të kapin aq më shumë ukrainas mund të rikthejnë në  radhët e tyre.

“Të gjithë në vijën e frontit duhet ta mbajnë mend këtë: sa më shumë robër lufte rusë të marrim, aq më shumë nga njerëzit tanë do të kthejmë”, theksoi Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: