SHBA

Të shtëna me armë në Houdson, në Texas, ku të paktën 5 agjentë policie kanë mbetur të plagosur dhe dy agresorë kanë vdekur.

Dhjetëra policë ndërhynë në një ndërtesë në të cilën dyshohej se bëhej trafik droge dhe sapo është shpërthyer dera e hyrjes, nga brenda godinës kanë filluan të shtënat me armë.

Dy të dyshuarit janë gjetur më pas të vdekur nga policët dhe skuadrat speciale.
Agjentët e plagosur të policisë janë shtruar në Memorial Hermann-Texas Medical Center në Houston. Dy prej tyre në gjendje të rëndë janë transportuar me helikopter.

Sipas asaj që ka deklaruar policia lokale, një tjetër i dyshuar është ndaluar nga policia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb