Ukraina dhe Rusia kanë arritur  një tjetër marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve mes dy vendeve.

Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, të cilët kanë deklaruar se dhjetëra të robër lufte rusë dhe ukrainas janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas, Andriy Yermak tha në një postim në Telegram se 116 ukrainas u liruan. Të burgosurit e liruar përfshijnë trupa që luftonin për të mbrojtur Mariupolin gjatë rrethimit disa mujor të Moskës, si dhe disa luftëtarë guerile nga rajoni i Khersonit dhe snajperë të kapur gjatë betejave në Bakhmut.

Robërit e kategorisë së ‘veçantë’

Ndërkohë, zyrtarët rusë të mbrojtjes, njoftuan se 63 trupa ruse ishin kthyer nga Ukraina pas shkëmbimit, duke përfshirë disa të burgosur të kategorisë së veçantë, lirimi i të cilëve u sigurua pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk dha detaje rreth këtyre robërve të “kategorisë së veçantë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: