Sot janë mbajtur dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të në kampionatin maqedonas. Shkëndija mundi Strugën me rezultatin 2-0, ndërsa Shkupi u turpërua nga Tikves që fitoi 0 me 6.

Merr fund kështu ecuria fantastike e Bledi Shkëmbit në kampionat. Struga numëronte gjashtë fitore radhazi, para se të mposhtej nga Shkëndija. Këto të fundit kthehen në garë për titull me 3 pikë më pak se Vardari, që duhet të luajë ndeshjen e tij.

Struga me 1 pikë më pak se Vardari humbi mundësinë, që të ngjitej sërish sot në krye. Shkupi ndërkohë në vendin e fundit nuk jep aspak shpresa për mbijetesën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb