SHKODER-Dhunoi një moshatarin e tij 15-vjecar, gjatë momenteve të arrestimit, kundërshton me forcë duke goditur disa efektivë policie. Policia e Shkodrës njoftoi se ka arrestuar një person që ka kundërshtuar dhe goditur forcat e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pranga ka rënë Anton Quku, 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili më herët ishte konfliktuar me një 15-vjeçar me inicialet P.K., për motive të dobëta.
Konflikti mes dy të rinjve ndodhi në lagjen “3 heronjtë” në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se Quku e ka dhunuar adoleshentin dhe gjatë momentit të arrestimit të tij, ka kundërshtuar dhe goditur agjentët, të cilët ndërhynë për ta neutralizuar.
(d.b/BalkanWeb)
