Një sulm me armë të ftohta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.Siç bën me dije policia, në rrugën Prek Cali rreth orës 18:30 , V.D., ka goditur me thikë për motive të dobëta, Pjetër Guralecin, 33 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes dhe kontrollet e policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb