Ligji i ri i zonave të mbrojtura sipas drejtoreshës së përgjithshme të zonave të mbrojtura Daniel Pirushi synon vetëm formalizimin e ndërtimeve aktuale si dhe përmirësimin e situatës në parqet kombëtare.

Drejtorja Pirushi e sqaroi ligjin e ri të miratuar në një mbledhje në Prefekturën e Qarkut Shkodër.

E pyetur për akuzat e opozitës se ligji i ri i zonave të mbrojtura që Parlamenti e miratoi dhe që PD pritet ta dërgojë në gjykatën kushtetuese për shkak se nuk është dakord sepse favorizon oligarkët dhe betonizimin përmes ndërtimeve strategjike, drejtorja Pirushi tha se nuk është në lartësinë e duhur që të japë një përgjigje.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila organizoi këtë takim tregoi mbi problemet që kërkojnë një zgjidhje duke nisur që nga turizmi masiv, mungesa e shërbimeve apo edhe mbeturinat në vendet më të kërkuara që janë praktikisht zonat e mbrojtura si Alpet apo të tjera të ngjashme….

Zonat e mbrojtura janë nën kërcënimin e disa fenomeneve negative u shpreh përgjegjësia e zonave të mbrojtura në Shkodër Age Martini…

Shkodra është një prej rajoneve me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura që nisin që nga Alpet në Theth për të përfunduar në liqenin e Shkodrës apo plazhin e Velipojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb