SHKODËR– Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar dy shtetas të cilët akuzohet për korrupsion të personave që kryejnë funksionet publike. Në zbatim të urdhrit të Prokurorit u bë ndalimi i shtetasëve Genc Filipi, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu është ndaluar dhe Prekë Molla, 49 vjeç, banues në Velipojë, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Genc Filipi parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Prekë Molla, parashikuar nga neni 244 i kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: