Rastet e shpërthimit të bombolave të gazit janë shtuar ditët e fundit, por famtirësisht pa shkaktuar humbje jete apo plagosje të rënda njerëzit. Një tjetër shpërtim ndodhi ditën e sotme.

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës, në banesën e shtetasit me iniciale A. J., ka shpërthyer një bombël gazi, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb