SHKODËR- Shpërthim eksplozivi në një dyqan në Vaun e Dejës në Shkodër. Nga shpërthimi në biznesin e shtetasit A.L ka vetëm dëme materiale.

Policia e Shkodrës ka nisur tashmë hetimet dhe po punon për të zbuluar autorët dhe shkaqet e ngjarjes.

Policia e Shkodrës bën me dije se dyqanit i është vendosur një sasi prej rreth 10 gram tritol, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar 10 persona.

A. Lekaj pronari i lokalit, në një prononcim për Neës 24 thotë se nuk ka konflikte me ndonjë person.
“Eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të lokalit, por unë nuk kam konflikte me njeri, kam 21 vite që kam këtë lokal”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: