SHKODER- Një dyqan bombolash gazi ka marrë flakë, e për pasojë është plagosur shitësi. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Perash në Shkodër.
“BalkanWeb’ mëson se shitesi, Adnan Abdija ka marrë lëndim në fytyre por është jashtë rrezikut dhe është dërguar më ambulance në spital.
Ndërkohë, nga zjarri kanë rrezikuar edhe objekte të tjera aty pranë. Sakaq, në vendin e ngjarjes mbërritën dy zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Vijojnë heimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)
