ITALI- U rrëmbye dhe u përdhunua për katër ditë me radhë, për ta detyruar më pas të prostituonte. Ky ishte fati tragjik i një vajze shqiptare, e cila kishte kaluar ti festonte Krishtlindjet dhe Vitin e Ri tek të afërmit e saj në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Villariça, në provincën e Napolit Makthi për adoleshenten shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, nisi më 21 dhjetor, kohë kur vajza kishte shkuar tek të afërmit e saj për vizitë në shtetin fqinj, ndërsa ishte rrëmbyer teksa ishte duke shëtitur, ndërsa është shpëtuar vetëm pas 4 ditësh nga policia. Familjarët kanë raportuar zhdukjen e saj 3 ditë më vonë, ndërsa vetëm disa orë pas denoncimit disa të ashtuquajtur miq të saj janë paraqitur tek të afërmit e vajzës për ti kërkuar pasaportën e 17-vjeçares.
Hetuesit e çështjes, duke menduar se diçka nuk shkonte, kanë ngritur një skenar, ku kanë futur dhe të infiltruar për të dhënë mjetin e identifikimit, gjë që ka sjellë më pas dhe zbulimin e vendit ku ishte fshehur vajza. Mediat italiane transmetuar se adoleshentja shqiptare mbyllur në një shtëpi të braktisur në Kastel Volturno. Policia italiane arrestoi një shqiptar, 42-vjeçarin Besnik Barashima, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për rrëmbim personi dhe dhunë seksuale e trafik prostitucioni.
(ed.me/BalkanWeb)
