Shkoi për të punuar në hidrocentral, humb jetën një person. Ngjarja ndodhi në Maliq.

Mësohet nga informacionet paraprake se një 58-vjeçar nga Kosova, i cili punonte si inxhinier në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë.

Burimet bëjnë me dije se 58-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: