Një 30-vjeçar shqiptar në bashkëpunim me një 46-vjeçar napolitan kanë grabitur një seli të postës Italiane në zonën e Casalecchio di Reno.

Karabinierët i arrestuan dy “skifterët” për grabitje të rëndë. I riu shqiptar me banim në Firence, së bashku me napolitanin kryen grabitjen në rrugën Porrettana.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, më 3 gusht, rreth orës 08:40, pak pas hapjes së zyrave.

Dy grabitësit, me fytyrat e mbuluara nga kaskat dhe të armatosur me mjete prerëse, kanë hyrë në ambientet e kompanisë me qëllim zbrazjen e kasafortës, por duke mos mundur ta bëjnë këtë, ata janë larguar në këmbë vetëm me një shumë prej 1450 eurosh, të cilat ua kanë marrë arkëtarëve.

Të gjurmuar në afërsi nga Karabinierët, dy kriminelët u arrestuan dhe u dërguan në burg, me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb