Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në shkollën e Mesme” Gjergj Kastrioti” në Mat. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb emrin e autorit dhe të plagosurit.

Bëhet fjalë për Alban Gjonaj i dtl.05.09.2008 (i plagosuri) dhe Donald Lepuri i dtl.17.01.2006 (autori)

Mësohet se Gjonaj është plagosur në brinjë, ndërsa pritet transferimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa vlerësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.

Çelmeta raporton se në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti” në Baz të Burrelit nuk ka oficer sigurie dhe psikologë, ndërsa numri i nxënësve që frekuentojnë shkollën është 96.

Prej tyre 35 janë nxënës të shkollës së mesme dhe pjesa tjetër janë nxënës të shkollës 9-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb