TIRANE

Dita ka nisur me protestë në shkollën ‘Emin Duraku’ godina e së cilës pësoi dëme pas tërmetit të 26 nëntorit. Prindërit kanë kundërshtuar vendimin për të vijuar mësimin në godinën e shkollës. Aktualisht në shkollën ‘Emin Duraku’ është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9 vjecares. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do të cojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.


Prindërit thonë se kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës ‘Emin Duraku’ e cila  iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq prindërit thonë se nuk i është treguar një akt ekspertizë e dytë, që të vërtetojë se rreziku në godinën e shkollës të ketë kaluar, në adresë të tyre ka mbërritur vetëm një mesazh nga drejtoria e shkollës në të cilin thuhet:


Të dashur prindër,

Shqetësimi juaj këto kohë ka qenë edhe shqetësimi ynë, pasi vetëm së bashku ne mund të kapërcejmë çdo vështirësi, duke krijuar për fëmijën tuaj kushte dhe mjedise të sigurta për vazhdimin e procesit mësimor.

Nesër fëmija juaj do të nisë mësimin në shkollën ‘Emin Duraku ‘.

Atje do të gjejë një staf të përkushtuar, me mësues, psikologë, oficerë sigurie, të cilët do të kujdesen që fëmija juaj të harrojë pamjet tronditëse të fatkeqësisë që sapo kaluam, duke iu rikthyer ritmit të zakonshëm të të nxënit.

Atje do të gjejë gjithashtu miqtë dhe shokët e vet, do të gjejë ngrohtësinë e mësuesve, me të cilët do të vazhdojë të ngjitë…

Ndërkohë në procesverbalin e Institutit të Ndërtimit të kryer më 3 dhjetor ( dokumenti më poshtë) thuhet se shkolla ka dëmtime në struktura, ndaj dhe duhet pezulluar aktiviteti, deri kur të bëhen përforcimet e nevojshme.

Dokumenti

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb