Ka shkuar afër 9 milionë numri total i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, në të gjithë rruzullin janë infektuar me Covid-19 deri tani 8 975 984 persona.

Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në botë ka shkuar në 467 850 njerëz.

Ndërsa, numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë ka shkuar në 4 775 470 individë.

Shteti me më shumë persona të infektuar në të gjithë botën është SHBA, pasuar nga Brazili, Rusia, India, Britania e Madhe.

 (d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb