Grupi Parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin deri në 60 ditë nga Kuvendi të Sali Berishës. Sipas PS-së, kryetari i Partisë Demokratike ka fyer dhe ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. PS kërkon përjashtim të Berishës deri në 60 ditë, si masë kundër fjalorit të papërshtatshëm.

Kujtojmë se dje Berisha nga foltorja e Kuvendit u shpreh kundër projektligjit për barazinë gjinore.

Sakaq, PD ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të Taulant Ballës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputeti Sali Berisha ka deklaruar:

“Ambasadorit të BE-së i them kaq, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumësisë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare dhe i them këtu, edhe në statusin tënd ti je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë. E tu’ thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësinë e shumësisë gjinore apo ndoshta nuk ka folur fare dhe ti bëhesh zëvendësi i tij (i referohet gazetarit që bëri pyetje). Të dalë, të thotë se cila direktivë është.

Një gazetar më tha se Ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoj të nderuarit Ambasador, të nxjerrë cilën direktivë e BE-së e ka kërkuar një gjë të tillë, të nxjerrë cilën direktivë. T’u thotë shqiptarëve se direktivat janë aty, sepse ky ligj nuk ekziston, është hedhur poshtë, nuk ekziston në 21 vendet anëtare të BE-së. Sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.

S’ka asnjë lidhje me direktivën europiane, asnjë lidhje, dhe ata që e paraqesin ju kërkoj njerëzisht të na thonë cila është direktiva, ku shkruhet në dokumentet e BE përkatësisë e shumësisë gjinore apo gjini me diversitet të gjerë, në cilin dokument është shkruar kjo, në asnjë. Duan të marrin rastin e veçantë t’ja imponojnë shoqërisë.

Edhe ai që ka mbrojtur ligjin edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin, ne s’kemi, ne e respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: