Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

‘BalkanWeb’ sjell dokumentin e presidentit Meta drejtuar KQZ, nëpërmjet të cilit bëhet me dije se;

‘Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

-Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e  bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?

A02ff267 7362 4563 B9da 40c7b81e3cea

 

5dc44a65 6ccf 4534 B8e2 D1275825a7f7
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: