TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ Sekretari për Aksionin Qytetar ne PD, Ervin Salianji ka publikuar shkrimin e një medie ndërkombëtare që flet për drogën në Shqipëri. Salianji thotë se në artikullin e vet ‘Financial Times’ ironizon Ramën, i cili thotë se policia ka ndërhyrë për të ndaluar kanabizimin e vendit. Gjithashtu ne shkrim thuhet se në Shqipëri 1 kg kanabis rrezikon të kushtojë sa 1 kg domate.

Statusi i Ervin Salianjit:
Financial Times, “Shemb Ramen”
Me titullin: “Shqiperia shembet ne tregtine e droges ndersa “mban syte drejt BE”, FT International, demaskon se si varferia ka shkaterruar jo vetem mundesite per rritje ekonomike dhe ka detyruar vetem mbjelljen e kanabisit por ne fund te ketij zinxhiri e ardhmja europiane e Shqiperise eshte ne rrezik me shume se nje dekade me pare.
Ky eshte titulli qe prestigjozja ironizon Ramen duke konsideruar arritje qe policia ka nderhyre per te ndaluar kanabizimin vetem per te stabilizuar cmimet e kanabisit. Me tej shkruan autori duke iu referuar nje deshmie: “Elezi deklaron qe nje vit me pare fitonte 3000 euro neto pasi kishte paguar “taksen” policise sot nxjerr vetem 250 euro.
Me keto ritme kultivimi rrezikohet qe nje kilogram kanabis te kushtoje sa nje kilogram domate”, shkruan gazetari Kerin Hope.
Artikulli mbaron me sarkazmen ku citohet qe ne strategiine e Rames, lufta ndaj kanabizimit do te mundet me rritjen e prodhimit bujqesor te ullishteve”!
20246069_1492560414099763_6631036132545726243_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: