Gazetari i News24 Osman Stafa eshte vleresuar me cmimin, “Fatos Baxhaku”, vendi i parë, nga qendra mediatike “Faktoje”. Ai u vlerësua për shkrimin investigativ, i cili vërtetoi që gratë të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik, nuk e marrin trajtimin në Spitalin Onkologjik, pasi pajisja e brakiterapisë nuk punon.
Stafa deklaroi se në vit janë 200 gra, sipas raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, te cilave iu mohohet trajtimi jetëshpëtues me brakiterapi.
Drejtoresha e Qendrës Faktoje, Klodiana Kapo, deklaroi se kohet që po jetojmë janë bërë të vështira për të bërë gazetari të mirë. Ajo shtoi se gazetarët duhet të bëjnë edhe një betejë më të madhe në kohën kur dezinformimi është bërë edhe më i pranishëm në jetët tona.
Në këtë evenimet ku ishin të pranishëm Ambasadori i BE në Tiranë, Ambasadori i Hollandës, përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe Gjermane, u shpërndan edhe 3 çmime të tjera.
Vendi i dytë u fitua nga gazetari Marjo Braka, vendi i tretë nga gazetarja Giseli Troplini, dhe çmimi i inkurajimit u fitua nga gazetari Armand Braho.
