Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës.

Rreth orës 14:00, dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë, për veprime të mëtejshme.

Burime bëjnë me dije se disa punonjës janë detyruar të pranojnë kushtet e zhvendosjes, ndërsa të tjerë pritet të japin dorëheqjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb