Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për deklaratën e Sali Berishës se “do shkrihet SPAK”.

Bumçi tha se do shqyrtohet kjo reformë, pasi shqiptarët kanë 150 mijë dosje, që nuk kanë gjetur zgjidhje. Ai shtoi se Anthony Blinken është njeri i Soros. Bumçi pyeti se cili vend i NATO-s arreston politikanët e opozitës.

Aldo Bumçi: Janë 150 mijë dosje që kanë ngecur të qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë nuk iu jep zgjidhje qytetarëve. Do shqyrtojmë reformën në drejtësi.  Ne do marrim Komisionin e Venecias, që është trupa gjykuese më profesionale në Europë dhe do e marrim këtë Komision për Reformën në drejtësi. Ka qytetarë që vdesin e nuk marrin pensione. Shteti i heq nga puna, shteti i merr pensionin dhe vdes  qytetari.

Gjykata Kushtetuese është kthyer në një turp. Po lind një diktaturë. Në Shqipëri po arrestohet opozita. Në cilin vend të NATO-s ndodh që të arrestohet opozita? Dhe këtë e kanë thënë zyrtarë të lartë amerikanë, zv presidenti amerikan. Antony Blinken deklaroi Sali Berishën non grata pa fakte, është një njeri i Soros.  Ilir Meta u arrestua nga SPAK pa akuzë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb