Kryeministri Edi Rama ka pritur në podcastin e tij “Flasim” disa studente nga Kina, të cilat kanë zgjedhur të studiojnë gjuhën shqipe dhe të angazhohen në marrëdhënie me Shqipërinë.

Rama u shpreh i impresionuar nga aftësitë e tyre në shqip, duke theksuar se katër prej tyre mbajnë edhe emra shqiptarë si Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri në dukje se studentët dhe përkthyesit kinezë që ka njohur gjatë viteve kanë treguar një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës shqipe.

Gjatë bisedës, ai tregoi gjithashtu se letrat zyrtare të dërguara nga ambasada e Kinës në Shqipëri janë të shkruara në një shqipe shumë korrekte, pa gabime, duke e cilësuar këtë si një shembull profesionalizmi.

Një nga të ftuarat, që mban detyrën e atasheut në ambasadën e Kinës në Tiranë, u shpreh se në qytetin e saj në Kinë ka biznese të shumta, përfshirë edhe sipërmarrje shqiptare, duke reflektuar lidhjet gjithnjë e më të ngushta ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Rama solli gjithashtu shembuj nga përvoja personale dhe nga aktiviteti në rrjetet sociale, ku sipas tij ka parë kineze që flasin shqip dhe që jetojnë apo punojnë në Shqipëri, duke theksuar praninë në rritje të komunitetit kinez në vend.

Ai përmendi edhe Universitetin e Pekinit, duke e cilësuar si një nga institucionet më të rëndësishme në Kinë për gjuhët e huaja, ku aktualisht studiojnë rreth 15 studentë të gjuhës shqipe, një tregues i interesit të shtuar për kulturën dhe gjuhën shqiptare.

Edi Rama: Mysafiret e vecanta vijnë nga shumë larg por jetojnë shumë afër. Janë përfaqësuese të gjeneratës së re të një populli të madh që ne kemi qenë shumë të lidhur dhe vijnë nga një vend që është në rrugën e një progresi marramendës. Por pavarësisht se janë që të katërta nga Kina kanë emra shqiptarë. Jam sot me Lirën, adrianën, me Ritën dhe me Etlevën sepse studentët kinezë që për një arsye apo tjetër janë të projektuar për tu angazhuar në një marrëdhënie me Shqipërinë.

Ftesa për të patur këto 4 vajza kineze erdhi pasi më ka ndodhur rast pas rasti, kur lexoj letrat që dërgon ambasada e Kinës në shqip, janë letra zyrtare të përkthyera apo që i dërgon drejtpërdrejt ambasada  janë absolutisht perfekte në mënyrën si shkruhet gjuha shqipe. Sinqerisht i jam qepur këtyre letrave nga ambasada e Kinës pët të gjetur gabim ortografik dhe nuk kam gjetur asnjë.

Dhe ndërkohë nga eksperienca e disa vizitve në Kinë në të shkuarën dhe ku më kanë shoqëruar përkthyes kinez me emra shqiptarë dhe i fundit quhej Bashkim, kam mbetur i impresionuar nga mënyra si e zotërojnë gjuhën shqipe. Nëse ne do flisnim kinezcen sic flasinkëta shqip do ishte gjë e mirë.

Një nga të ftuarat në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, atashe në ambasadën e Kinës në Tiranë, u shpreh se në qytetin e saj ka biznese të huaja, mes të cilëve dhe shqiptarë.

Lira: Edhe unë jam habitur, tani unë jetoj në Tiranë, videot e shkurtra në internet janë popullore dhe pashë një video në gjuhë shqipe, një kineze dhe një shqiptare në qytetin tim. Mendova se ishte me inteligjencë artificiale. Por shumë kinezë që kanë hapur dyqan tek Medreseja janë nga qyteti im.

Universiteti I Pekinit, dega e gjuhëve të huaja është ndër më të mirët në Kinë.

Në klasën time ka 15 studentë të gjuhës shqipe.

Shqipwria wshtw njw vend shumw twrheqws, nuk i ftoj unw por internet. Kur njw mik imi erdhi nw Tiranw, ai mw tha se i pwlqen kafeja dhe restorante.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb