Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Ravonik, në qarkun e Korçë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, Policia e Shtetit në Korçë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb