VLORË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stan në Vlorë ditën e sotme. Një kasolle në të cilën rrinin barinjtë në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” ka marrë flakë rreth orës 8:35 dhe ka humbur jetën një e moshuar.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se nga zjarri ka gjetur vdekjen 80-vjeçarja me iniciale S.Z., e cila kishte shkuar për të ndihmuar bashkëshortin e saj.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: