Mbrëmjen e të Dielës një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët.

Burime zyrtare raportuan se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të servisit flakët përfshinë në kohë rekord të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij.

Gazetari Fatmir Popja raporton se me gjithë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës vënia në kontroll dhe izolimi i flakëve ka qenë shumë i vështirë.

Për pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis. Paraprakisht nuk janë identifikuar shkaqet dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb