Një makinë është shkrumbuar plotësisht pas mesnatës së kaluar në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur te ‘Kodra e Diellit’, ku mjeti i djegur i përket shtetases B. B.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb