Gjatë mbrëmjen së djeshme një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Mësohet se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë. Ende

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: