SHKUP-Qindra përkrahës të opozitës në tenda dhe qiell të hapur kanë vazhduar të qëndrojnë para godinës së qeverisë në Shkup.
Së bashku me përkrahësit po qëndron edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i cili theksoi se do të vazhdojë protesta dhe qëndrimi para qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.
Mësohet se udhëheqësit e LSDM do të qëndrojnë me protestuesit para qeverisë gjatë gjithë natës së sotme.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE, për sot ka paralajmëruar tubim në përkrahje të liderit të saj, Gruevski.
(d.d/BalkanWeb)
