Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinj në Durrës ka deklaruar se ekspertët pranë PD-së kanë përgatitur një projekt ligj për vettingun e politikanëve, ndërsa ka shpjeguar se si do zhvillohet.

Sipas tij ligji përmban udhëzime se si të shmanget “gjuetia e shtrigave” dhe të kufizohet mundësia që u krijua nga problemet e dekriminalizimit.

Basha shtoi se nëse ka vullnet nga pala tjetër ky projektligj mund të kalojë, por u shpreh se është i sigurt se kjo nuk do ndodhë nga ana e Partisë Socialiste.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Vettingu i politikaneve, ja si do realizohet

Ekspertet tanë kane përgatitur një projektligj te cilin ne e kemi depozituar ne Parlament. Ligj qe përmban udhëzime si të shmanget gjuetia e shtrigave, por edhe të kufizohet mundësia që u krijua nga problemet me dekriminalizimin u krijuan.

Dekriminalizimi i hoqi njerëzit që kishin rekorde kriminale. Ndërkohë që sot shkojnë fëmijët e tyre apo persona të sponsorizuar prej tyre. Mbyll hapësirat që ka projektligji i dekriminalizimit. Nëse ka vullnet nga pala tjetër kalon. Të kemi një konsensus, se sit e përjashtojmë ata njerëz që vijnë për të shpërdoruar besimin e qytetareve; deputetët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë.

Zero besim se do kem konsesus nga PS apo qeveria për të kaluar këtë ligj. Te dalin dhe të thonë pse nuk e duan këtë projektligj. Të dalin dhe të thonë pse partia në pushtet nuk do që politikaneve dhe rrethit të tyre familjar t’u kontrollohet pasuria, që pse partia në pushtet sikurse sistemit të drejtësisë dhe policisë marrin urdhra për të kaluar ligje, apo VKM apo VKM për të favorizuar apo mbrojtur interesat e tyre.

Duhet të kemi një debat për këtë çështje.

Debat nuk ka.

Rrihet ne televizion por drekojnë e darkojnë me njeri tjetrin, marrin leje ndërtimi, lajme mëkatet e njeri tjetrit, mbrojnë njeri tjetrin.

Ky është instrumenti. Është në parlament. Në 2018 u rrëzua ai instrument.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb