Një skaf është mbytur në brigjet e Vlorës, pranë Zvërnecit, teksa kanë shpëtuar mrekullisht 4 shtetas italianë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se skafi po kalonte në Zvërnec, por është përplasur me një shkëmb nënujor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm 70 m nga bregu. Katër personat që ndodheshin në skaf janë përpjekur të nxjerrin motoskafin nga uji, por është mbytur. Fatmirësisht ata kanë arritur të dalin në breg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: