Nga: ZONJA KATERINA

4 fileto derri, 3-4 lgj miell, 3-4 lgj galetë, 1-2 kokrra vezë, 2 lgj qumësht, Kripë, piper, Miks erëzash të ndryshme

Fillimisht filetot e derrit i rrahim pak duke i shtypur me çekiç. Më pas i marinojmë me kripë, piper dhe me një miks erëzash sipas dëshirës. Mirë është që t’i lemë filetot të qëndrojnë pak me marinimin.

Në tavolinën e punës vendosim 3 tasa, në njërin kemi vendosur miellin, në tjetrin vezën me pak qumësht dhe në tasin e fundit galetën (nëse kemi galetën mund ta trazojmë dhe me pak djathë parmixano).

I kalojmë filetot me rradhë në secilin tas dhe më pas i vendosim të skuqen mirë nga të dy anët. Këto fileto më pas i shoqërojmë me një sallatë mikse.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: