Pas 10 vitesh, Thomas Strakosha vendosi të largohej nga Lazio, këtë e bëri si një lojtar i lirë, duke mos pranuar ofertat e shumta nga Igli Tare për të rinovuar kontratën. Gardiani kuqezi është kthyer në një portierët më të lakuar në tregun e transferimeve, kjo për disa arsye, e para dhe kryesorja, shërbimet e Strakoshës sigurohen pa asnjë qindarkë, e dyta është 27-vjeç në kulmin e karrierës.

Pas një eksperience të gjatë në Serie A, Strakosha shihet si një investim i sigurt. Prej kohësh flitej për një interesim nga ana e Fulham, madje sipas mediave angleze kjo ishte një çështje e mbyllur, por me sa duket situata mund të ndryshojë pasi në lojë për të siguruar shërbimet e tij është futur edhe Chelsea.

Strakosha
Strakosha

Sipas Daily Mail, blutë kanë kërkuar informacione për portierin shqiptar, por londinezët do të futen në garë vetëm në atë rast nëse Kepa do të shitej, apo nëse do të largohej në formë huazimi.

Futja e Chelsea në lojë vendos në siklet edhe vetë Strakoshën, pasi bëhet fjalë për një klub me shumë famë, por në të njëjtën kohë do të ishte rezervë luksi, ndërsa Fulham i ofron një fanellë titullari. Në Londër, Strakosha mund të gjente edhe shokun e tij, Armando Broja, gjithnjë nëse “bomberi” kuqezi nuk largohet gjatë meraktos së verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb