Një ngjarje shqetësuese është regjistruar një ditë më parë në fshatin Lanabregas. Anëtari i një organizate për mbrojtjen e kafshëve, ka kallëzuar në policisë se në kazanët e mbeturinave kishte konstatuar 11 qen të ngordhur.

Lidhur me këtë situatë, autoritetet janë njoftuar se po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb