Shoqata “Tomorri” nderoi me titullin “Nderi i Shoqatës pas vdekjes”, Komandantin e çetës së Skraparit Mestan Ujaniku. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të Skraparit, veprimtarë dhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët kujtuan dhe nderuan figurën e Ujanikut.

“Unë mendoj se për veprimtarinë e tij në luftë dhe në paqe, figura e Mestan Ujanikut ka filluar të vlerësohet dhe se aktiviteti i akademisë së shkencave ishte një prej tyre. Besoj se ka ardhur koha që Mestan Ujanikut t’i bëhet një monografi e posaçme dhe për këtë arsye e rekomandoj shoqatën “Tomorri” të shkruajë një të tillë për veprën e tij”, tha pedagogu Zylyftar Bregu.

Bregu më tej shtoi se Ujaniku ishte një nacionalist dhe një njeri me vlera dhe se ai diti të krijojë një trekëndësh si feja kombi dhe atdheu duke i dhënë çetës së Skraparit një vlerësim të madh.

“Një njeri dhe një komandant i atyre përmasave mund të marrë vlerën që meriton nëpërmjet këngës dhe shoqata “Tomorri” nëpërmjet teksteve dhe përkujtimoret e rrugëve si busteve dhe përballë faktit që Mestan Ujaniku nuk ka akoma një varr, por mund dhe se praktiva e varreve simbolike është e aplikuar edhe në Maqedoni dhe në Bosnje. Mestan Ujaniku ishte një naconalist, një njeri me vlera të larta dhe bënte bashkë një trekëndësh i cili është tipike për ne skraparllinjtë fe, komb dhe atdhe. Kështu që ai diti t’i bëjë këto tek Ceta e Skraparit dhe me bekimin e kësaj çete duke i dhënë një vlerësim të madh dhe se fjalët në këtë moment janë të tepërta”, tha ai

Mestan Ujaniku u Lind në Ujanik. Që në moshën 18 vjeç, Mestani radhitet në ata 300 burra skraparllinj që nën udhëheqjen e Riza Cerovës dhe Ali Koprenckës morën pjesë në luftën e Vlorës. Në vitin 1924 ai u gjend përkrah forcave fanoliste në Lëvizjen e qershorit, ndërsa në vitin 1935 arrestohet si pjesëmarrës në Lëvizjen e Fierit, një nga organizatorët e së cilës ishte Riza Cerova.

Pushtimi fashist i 7 prillit të vitit 1939 e gjeti në burgun e Beratit për një vrasje banale në fisin e tij. Në rrëmujën e atyre ditëve ai del nga burgu dhe në vend të shkojë në shtëpi, bashkë me shumë patriotë të tjerë nga Berati dhe Skrapari krijon një çetë me 15 vetë, ku merr edhe djemtë dhe kushërinjtë e tij. Kjo çetë e vogël e krijuar që në vitin 1941 është bërthama e çetës së madhe që u krijua më 14 mars të vitit 1942, që u quajt Çeta Plakë e Skraparit dhe ku komandant u caktua Mestan Ujaniku. Partia Komuniste nëpërmjet Qarkorit të Korçës sa mori vesh këtë, dërgoi menjëherë përfaqësuesin e saj në këtë çetë, anëtarin e Grupit Komunist të Korçës, Gjin Markun për ta mbajtur këtë çetë nacionaliste në krahun dhe nën ndikimin e saj.

Më pas, me shkrirjen e çetave në formacione të tjera partizane, Mestani emërohet komandant i Shtabit të Qarkut të Beratit, ku komisar i këtij shtabi ishte Kahreman Ylli. Pas çlirimit caktohet në detyra të ndryshme, emërohet nënkolonel pranë Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë, më tej transferohet nga Tirana në Shkodër, por s’kalon shumë dhe dënohet nga regjimi i atëhershëm për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “Grupi i deputetëve”. Vdes në burg dhe ende nuk i është gjetur varri!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb