KORÇË

Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Komisariatit të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se mbi ta rëndon akuza e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Burime bëjnë të ditur se janë efektivët e rendit nga komisariati i Maliqi ndërsa ende nuk dihet nëse ka urdhër arresti për ta apo thjesht pezullim nga detyra.

Të arrestuar janë: Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Cekici.

Pezullim nga detyra është dhënë për: Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: