Mbrëmë të gjitha emisionet e lajmeve nisnin me tragjedinë e nënës që u hodh nga ura e Bunës, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e mitur. Njoftohej edhe se dje, pesë ditë pas gjëmës drithëruese, ishte gjetur kufoma e vajzës së dytë, kurse polumbarët vazhdonin të kërkonin nënën dhe djalin foshnjë edhe pse nata kishte rënë.

Dhimbje dhe interes i madh duke nisur nga qytetarë që hidhnin lule në vëndin e tragjedisë, duke vazhduar me ministrin e brendshëm i pranishëm në vendin e gjëmës dhe duke përfunduar me moderatorë e analistë që flisnin për ngjarjen thuajse në gjithë emisionet televizive të mbrëmjes.

Sikur një të qindën e kësaj vëmendjeje dhe interesi të kishim treguar në kohën kur fëmijët dhe nëna ishin gjallë, tragjedia mund të ishte shmangur, mund të kishte ndodhur ajo që ndodh rëndom në vendet e civilizuara: kur burri trash zullumin, nëna që është duke rritur fëmijë, e përzë nga shtëpia, të cilën ligji dhe opinioni ua njohin në radhë të parë fëmijëve.

Shihja gjithë atë interes që kalonte në përgjërim masiv dhe në mend më erdhi Migjeni që për gati një shekull s’lodhet duke përsëritur: shoqni nëse don të mos luajnë në kurrizin tand, ndrro format, hiqi bragshat (maskat).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: