Polonia do sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit. Trajneri i Polonisë, Jan Urban u shpreh se shorti është i pranueshëm dhe se nuk ka ankesa.
“Nuk mendoj se mund të ankohemi. Jemi favoritë në ndeshjen e parë, nuk ka nevojë ta fshehim këtë. Duhet ta shfrytëzojmë edhe më shumë faktin që do luajmë në shtëpi.
Unë respektoj çdo ekip. Kemi përjetuar surpriza të ndryshme, jo vetëm personalisht, por edhe duke parë ekipe të tjera”- tha Urban.
